Visha: As Berisha, as Rama, as Meta nuk dalin dot mbi SPAK. Drejtësia fitoi mbi të pathyeshmit

Politikë | 3 vite më parë

Avokati Saimir Visha, në emisionin ‘3D’ e ka komentuar si triumf të drejtësisë, kundër njerëzve të gjithëpushtetshëm që kanë shpërfillur drejtësinë për dekada, vajtjen e Berishës në SPAK.

Sipas tij, shqiptarët kanë fituar një drejtësi kundër personave që kanë mbretëruar kundër njerëzve të pathyeshëm.

“Nuk ka rëndësi se kush e ka pyetur Berishën. Fituam atë që asnjë nuk është i pathyeshëm. Kur flet akuza duhet të bindemi. Deri dje bëhej karshillëk. Kemi triumfuar me një shtet ligjor. Kjo do të thotë se as Rama, as Berisha dhe as Meta nuk mund të dalin mbi SPAK-un”, tha Visha.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme