Visha-Baçit: Mos i bëni karshillëk drejtësisë! Baçi: Po kur SPAK bën shkelje?

“Karshillëk” ndaj drejtësisë e ka konsideruar avokati Saimir Visha sjellje e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në emisionin “3D”, Visha u shpreh se çdokush duhet të paraqitet në Prokurori sa herë thirret, pasi në të kundërt është tregues i mosfunksionimit të shtetit ligjor.
Argumentet e tij u kundërshtuan nga deputeti demokrat, Luan Baçi, i cili tha se ishin Prokuroria dhe Gjykata që nuk kishin respektuar shtetin ligjor, duke shkelur nene dhe ligje.
Debati:
Visha: Që të bësh karshillëk Prokurorisë apo Gjykatës, të mos zbatosh, ose është faji i avokatëve…
Baçi: Nuk është karshillëk kur Prokuroria dhe Gjykata shkel nenin e Kushtetutës
Visha: Paneli aty duhet të kemi respekt për shtetin ligjor
Baçi: Pikërisht ën respekt të shtetit ligjor e themi këtë sepse shteti ligjor ekziston edhe për Prokurorinë dhe Gjykatën dhe kur e shkelin ata absolutisht që do ketë kritika dhe kundërshti. Ju ndaj jeni avokat që kur prokuroria shkel nenet dhe ligjet, ju i dilni në mbrojtje klientit tuaj. A ka shkelje në vënien e masës zotit Berisha
Visha: Shkelje do e quaja që në momentin e parë që Berishës i caktuan “detyrim paraqitje” dhe mos dalje jashtë shtetit
Baçi: Pikërisht, përfundimisht kjo skam ë diskutim, këtu është burimi i të gjithë të keqes. Me shumë respekt për konstatimin sepse shumë pak avokatë ka që të thonë të vërtetën
Visha: Sa herë të thërrasë Prokuroria duhet të përgjigjesh, jo të bësh karshillëk. Karshillëku do të thotë që shteti ligjor nuk funksionon. Sot që Berisha u paraqit te SPAK, do të thotë që funksionon shteti ligjor, askush nuk është i paprekshëm. Të vendosi “detyrim paraqitje” ti bën karshillëk, të vendos “arrest shtëpie” ti shkon me vrap. Ça pret ti të të vendosë “arrest me burg”?
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




