Vizita e Escobar/ Berisha: Më pëlqeu. Do ekstradojmë Ramën në SHBA sapo ta kërkojë drejtësia atje

Politikë | 4 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha garantoi se do të shtojë në programin elektoral ekstradimin e Kryeministri Edi Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për çështjen McGonigal.

Teksa komentoi vizitën e të dërguarit të Posaçëm për Balkanin Perëndimor, në Tiranë dhe tha se i pëlqeu, Berisha nuk dha asnjë deklaratë për faktin se Gabriel Escobar evitoi takimin me të.

“Unë e ndoqa vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë.

Mua, ajo vizitë më pëlqeu.

Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin”, tha Berisha. Ish-kruyeministri akuzoi ambasadoren e SHBA, Yuri Kim si një McGonigal me fustan, duke theksuar se edhe ajo do të jetë në hetim. Më tej, Berisha ripërsëriti thirrjen ndaj Inspektorit të Përgjithshëm të FBI-së që të hetojë aferat korruptive të Ambasadores Amerikane.

“Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim.

Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim.

E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj”, theksoi ai.

Escobar mbërriti në Tiranë më 11 prill, ku u takua me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme, OIta Xhaçka. Një ditë më pas (12 prill), Escobar u prit nga Kryetari në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj, si dhe u takua edhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ambasada amerikane ka evidentuar takimet e Escobarit me krerët e shtetit shqiptar duke theksuar se në këto takime është nënvizuar rëndësia e zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe nevoja e zbatimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme