Vizita e Klinton, Begaj: Përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën

Politikë | 3 vite më parë

Vizita në Tiranë e ish- presidentit amerikan, Bill Clinton, është vlerësuar edhe nga presidenti, Bajram Begaj. Nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetin e tij social Facebook, kreu i shtetit shqiptar nënvizon se Shqipëria dhe shqiptarët do ti jenë përjetë mirënjohës ish- presidentit Clinton, për gjithçka që ai ka bërë për kombin shqiptar e në veçanti për Kosovën.

“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton!

Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!”- shkruan Begaj.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme