Vizita në Kosovë/ Abazoviç nderohet me “Çelësin e Prishtinës”, me Kurtin firmosin sot marrëveshjen për shërbime ajrore

Kosovë | 4 vite më parë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç së bashku me delegacionin e tij, janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili pranoi edhe “Çelësin e Prishtinës”.

Më pas Abazoviç, do të pritet në takim nga Kryeministri Albi Kurti, ku pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale për korridorin e qiellit të hapur lidhur me lejimin e shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga avionë që fluturojnë nga Kosova.

Pas takimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes bilaterale, Kurti dhe Abazoviç do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Në vijim të vizitës së tij, që pritet të mbyllet nesër, Abazoviç ka paralajmëruar takim edhe me drejtues të partive politike parlamentar, me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Po ashtu, Abazoviç do të takohet me  zv.kryeministren e Kosovës, Emilija Rexhepi, grupin multietnik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ministrat nga komunitetet jo shumicë; me Gjeneralin e KFOR-in Michelle Rastuçia; si dhe do vizitojë Galerinë Kombëtare të Kosovës i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Sportit dhe Rinisë, Hajrulla Çeku, dhe drejtoreshën e Galerisë Kombëtare, Alisa Gojani.

Abazoviç gjatë vizitës së punës në Kosovë do të vizitojë edhe Pejën, ku do të takohet me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri dhe do të shoh nga afër zbatimin e projekti të IPA-s, i cili po realizohet ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç mbërriti të enjten (13 prill) në Prishtinë dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza, si dhe është takuar me ish-presidenten, Atifete Jahjaga.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme