Vizita në Shqipëri, Blinken: Diskutime mbi mbështetjen tonë në luftën kundër korrupsionit

Politikë | 3 vite më parë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken reaguar lidhur me vizitën që zhvilloi javën e kaluar në Shqipëri. Në një postim në Instagram, ku ka publikuar foto nga vizita, Blinken shkruan se zhvilloi takime me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama ku u diskutua lidhur me mbështetjen e SHBA në integrimin e Shqipërisë në BE, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Javën e kaluar bëra udhëtimin tim të parë si Sekretar në Shqipëri, një partner i vjetër i SHBA-së dhe aleat i NATO-s. Në Shqipëri, me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama diskutova mbështetjen tonë për rrugën e saj drejt suksesit në BE, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Jam takuar edhe me ekipin e ambasadës amerikane në Tiranë që punon çdo ditë në prioritetet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë rivendosjen e mijëra aleatëve afganë. Ndihma e Shqipërisë në këtë përpjekje mishëron humanizmin dhe traditën e saj të rrënjosur thellë për t’u kujdesur dhe për të strehuar ata në nevojë”, shkruan Blinken.

Sekretari Amerikan i Shtetit zhvilloi vizitën e tij të parë në Shqipëri më 15 shkurt, duke theksuar partneritetin “e fortë” mes dy vendeve. Ai zhvilloi takime me krerët e politikës në vend, por po ashtu edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme