Vizitohen zonat e mbrojtura në qarkun Kukës, interes i lartë nga turistët e huaj

Interesi i turistëve për të vizituar pikat turistike apo zonat e mbrojtura të qarkut Kukës është rritur . Drejtori i administrimit të zonave të mbrojtura Lefter Gjana përmendi zonat më kryesore dhe më të vizituara.
Sa i përket aksidenteve me pasoja fatale që kanë ndodhur në shtigjet e qarkut Kukës me turistë të huaj, Gjana rendit disa arsye.
Detyra parësore e drejtorisë së zonave të mbrojtura është pikërisht mbrojtja e tyre, plotësimi i sinjalistikës në shtigje, ruajtja e habitatit etj por nga ana tjetër edhe përkujdesja për mbarëvajtjen e turistëve nuk mbetet mbrapa.
Gjatë vitit 2022 zonat e mbrojtura në qarkun Kukës sipas të dhënave u vizituan nga 212 mijë turistë vendas dhe të huaj.
Gazetar: B. Germiza
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




