Vlora Hyseni në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti i Republikes SH.T.Z Bajram Begaj dekreton emërimin e znj. Vlora Hyseni si drejtuese te Sherbimit Informativ te Shtetit.

Më 17 mars kryeministri Edi Rama shkoi në zyrën e presidentit Begaj për të propozuar zonjën Hyseni në krye të këtij dikasteri me besimin se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar” 

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Pas disa muajsh u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, prej të gjitha funksioneve të AKI-së. Në 2021 u emërua si këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Hyseni do të zëvendësojë në këtë detyrë Helidon Bendon, i cili dha dorëheqjen dhjetorin e vitit 2022.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme