Vlorë, digjet fusha e grumbullimit të mbetjeve, ndotje në ajër në kulmin e sezonit turistik

Fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë nga zjarri që prej 48 orësh. Mbeturinat vijojnë të digjen ndërsa retë e tymit të zi dhe aroma e pakëndëshme kanë pushtuar qytetin. Kjo situatë ka bërë që të ngjallet panik tek banorët.
Shuarja e zjarrit është bërë e vëshirë për zjarrfikësit, pasi era e fortë ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.
Kjo ndojte mejdisore ndodh në një kohë kur Vlora edhe shumë qytete të vendit janë në kulmin e sezonit turistik, ndërsa në qytet po digjen pirgje mbeturinash.
Dyshimet e policisë janë se zjarri është i qëllimshëm, ndërkohë autoritete lokale kanë nisur hetimet.
Prej orësh zjarrëfikësit po tentojnë të shuajnë zjarrin, duke hedhur ujë, por ai përparon duke djegur mbetjet dhe duke lëshuar në hapsirë gazra të dëmshm për shëndetin.
Aktualisht nga zjarri nuk rrezikohet asnjë banesë, por tymi i emetuar nga djegia e mbeturinave është shqetësues për banorët, të cilët jetojnë në zonat përreth.
Gazetare: Teuta Shamku
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




