Vlorë/ Fshehu 104 kg kanabis në bagazhin e makinës, kapet 48-vjeçari me precedentë kriminalë

Aktualitet | 4 vite më parë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi transportonte 10 pako me lëndë narkotike, me peshë 104 kg.

48-vjeçari me precedentë të theksuar kriminal në fushën e narkotikëve, sapo ka pikasur policinë që ishte vënë në ndjekje të tij, ka tentuar të largohet me shpejtësi me makinë, por pas disa minutash është kapur në fshatin Novosel.

Sipas bluve të Vlorës “U arrestua në flagrancë shtetasi K.(N.). S., 48 vjeç, banues në Vlorë.  Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i automjetit, sapo ka vënë re se po ndiqej nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa minutash ndjekje është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Novosel”.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Chrysler”, policia ka gjetur në bagazh 10 pako me kanabis, me peshë totalë 104 kilogramë.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.    

Sakaq, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme