Vlorë/ Goditën me grushte dhe thikë 33-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, autorë të plagosjes së një 33-vjeçari. Policia sqaron se gjatë një konflikti mes disa personave në lagjen “Partizani”, efektivët e “Shqiponjës” ndërhynë menjëherë duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Dy vëllezërit 25-vjeçarë goditën me grushte dhe thikë një 33-vjeçar, i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta, janë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, 2 autorët e dyshuar shtetasit L. M., 25 vjeç dhe G. M., 25 vjeç (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës (thikë), shtetasin O. R., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi O. R. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




