Vlorë/ U godit me grushte në një qendër interneti, humb jetën 55-vjeçari. Në pranga autori

Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e dhunës fizike gjatë konfliktit me një tjetër person. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45 në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti në Vlorë.
Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar 33-vjeçarin Rei Meta, banues në Tiranë për vrasjen e 55-vjeçarit Armando Memshani.
Sipas njoftimit bëhet me dije se dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin e për pasojë 55-vjeçari A.M., ka humbur jetën nga goditjet me grushte.
“Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




