Vogëlushët argëtohen me “Gabimet e Veshkaushit”

Kulturë | 6 vite më parë

Me dëshirën për të  zbavitur fëmijët në kohën e vështirë të privimit nga aktivitetet që zakonisht ata kryejnë në përditshmërinë e tyre, rrethi artistik i Qendrës Kulturore “Fato Berberi” ka interpretuar sot, në Kopshtin “Cicërimat”, përrallën “Gabimet e Veshkaushit”. Fëmijët, edukatoret, prindërit dhe të pranishëm të tjerë kanë ndjekur me kërshëri dhe entuziazëm fëmijët duke aktruar në rolet e kafshëve. Përzgjedhja e kësaj teme e përshtatur në formë përralle nga shkrimtari Odise Grillo është realizuar për vetë mesazhet edukative që ajo mbart.

“Kemi ardhur sot me grupin e teatrit të fëmijëve të Qendrës Kulturore “Fato Berberi” për të dhënë një shfaqje për fëmijët e kopshtit. Meqënëse me periudhën e vështirë që po kalojmë shohim që nuk po argëtohen, nuk po marrin pjesë në aktivitete të cilat i kanë me shumë dëshirë, menduam të vijmë ne tek ta. Është një përrallë nga Odise Grillo e përshatur për fëmijë. Me kostume të bukura në ambient pylli, shpresojmë të kënaqen. Përralla titullohet “Gabimet e Veshkaushit”. Shpresojmë që dhe fëmijët të mësojnë nga gabimet e Veshkaushit, për të mos i bërë ato në jetë.”- thotë Arlisa Gushi, instruktore e kursit të aktrimit.

Trupa artistike e fëmijëve do të vijojë shfaqjen e kësaj përralle  edhe ne kopshtet e tjerë të qytetit dhe të njësive administrative, duke edukuar dhe argëtuar fëmijët e kësaj grupmoshe në Gjirokastër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme