Vokshi për RTSH-në: PPE përmes rezolutave ngriti shqetësimin për nivelin e demokracisë

Politikë | 3 vite më parë

PPE miraton rezolutë për çështjen “Beleri“. E propozuar nga Partia Greke “Demokracia e re “, rezoluta u votua edhe nga përfaqësuesja e opozitës shqiptare, Albana Vokshi, e cila mori pjesë në kongresin e PPE-së në Bukuresht.

“Ishte një rezolutë që e kapërcente rastin “Beleri”. Beleri u trajtua si simbol i asaj ç’ka përfaqëson situata e rënduar politike, demokratike, kushtetuese në Shqipëri. U evidentua fakti që në Shqipëri ka përkeqësim të demokracisë, ka moszbatim të shtetit ligjor, korrupsioni është tejet i përhapur në të gjitha nivelet“, tha Vokshi.

Në intervistën për RTSH-në, menjëherë sapo mbylli punimet Kongresi, Vokshi tha se delegatët votuan edhe një tjetër rezolutë, përmes së cilës tha ajo, i bëhet thirrje  shtetit shqiptar të realizojë një reformë zgjedhore përmes gjithë përfshirjes së faktorëve politike. “Përfshirje serioze të të gjitha palëve politike”, shtoi ajo.

Vokshi tha se në takimet që zhvilloi pati mundësi të diskutojë për zhvillimet në Shqipëri, duke denoncuar si arrestim politik, atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas saj është nën masën e arrestit të shtëpisë pa akuzë.

Gazetare: Anisa Kadesha 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme