Von der Leyen: Duhet bashkëpunim global e revolucionar për mbrojtjen e mjedisit

Europa është e gatshme të udhëheqë rrugën dhe shpresoj që të tjerët të na bashkohen në këtë përpjekje për mjedisin, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj në samitin ‘Një planet’ në Paris.
“Të qenët një ekonomi e madhe dhe një superfuqi tregtare vjen me përgjegjësi”, theksoi von der Leyen.
“Është detyra jonë të sigurojmë që tregu ynë i vetëm të mos çojë drejt shpyllëzimeve në komunitetet lokale në pjesë të tjera të botës”, shtoi ajo.
Kreu i KE-së njoftoi se deri në fund të vitit 2021 do të propozohet një legjislacion i ri për të minimizuar rrezikun e hedhjes në treg të produkteve që lidhen me shpyllëzimet globale./ANSA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




