Votat e diasporës në Greqi, betejë e fortë mes PD-së dhe PS-së për mandatin e 4-ët   

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Votat e diasporës në Greqi, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, nuk pritet të kenë efekt në qarqe të tjera të vendit përveç Lezhës. Kjo është situata deri tani, kur janë numëruar 167,701 zarfe me vota nga 195,007 që është totali. Partia Socialiste kryeson me 94,285 vota, ose 56.87%, ndërkohë që koalicioni PD+ AMSH ka 43,653 vota ose 26.33% të totalit të votave të numëruara deri në këto momente.

Numërimi i votave të diasporës në Greqisë për qarkun Lezhë, ka ngushtuar diferencën mes PD+AMSH, që deri më tani ka 4 mandate, dhe PS-së, e cila ka 3 mandate.

Sipas të dhënave, deri tani PD ka një diferencë prej 406 votash me PS në këtë qark, por trendi i votave të Greqisë në favor të PS-së, ka vënë në pikëpyetje nëse opozita do të mund ta ruajë mandatin e katërt.

Mandati, sipas renditjes, ndahet mes Kastriot Pirolit të PD-së, që e mban aktualisht, me Admir Kadelin e PS-së, i cili shpreson që ta marrë.

Kur kanë mbetur edhe më pak se 600 zarfe të diasporës së Greqisë për t’u numëruar në këtë qark, PD ka 33,351 vota, kurse PS ka 32,945 vota.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme