Votimi i Kuvendit për Ahmetajn/ Tabaku: Shpresojmë të hapet një kapitull i ri për drejtësinë shqiptare

Politikë | 3 vite më parë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një prononcim për media nga ambientet jashtë Kuvendit deklaroi se me votimin e Kuvendit duke i hapur rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetajt, u shpreh se është mbyllur një kapitull, për t’i hapur rrugë një kapitulli të ri për drejtësinë shqiptare.

Tabaku u shpreh se në dosjet për inceneratorët nuk ka asnjë emër nga opozita.

“U mbyll një kapitull dhe shpresojmë që të hapet një kapitull i ri për drejtësinë shqiptare duke çuar përpara drejtësisë të gjithë të akuzuarit e tjerë.

Unë nuk kam lexuar asnjë emër nga opozita në dosjet për inceneratorët.

Të fokusohemi te vendimmarrja e mazhorancës.  Ky është shembull se si shteti i kapur funksion në Shqipëri. Shembull se si ngrihet qeveria në këmbë për të ndihmuar 2 biznesmen pa kapital dhe aset. Opozita i qëndroi në këmbë për 6 vite për të denoncuar këtë aferë”, u shpreh Tabaku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme