Votimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura, Tabaku: Aferë korruptive, shtet i kapur. U shërben një grushti njerëzish

Politikë | 3 vite më parë

Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar pas seancës plenare se miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura me forcën e kartonëve të deputetëve socialistë është një aferë korruptive që tregon kapjen e shtetit.

Sipas Tabakut, ky u shërben vetëm një grushti njerëzish afër qeverisë dhe shkel edhe vetë legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“Me ligjin e zonave të mbrojtura qeveria tregoi se nuk ka asnjë limit, nuk njohën asnjë parim, shkelën legjislacionin e Bashkimit Evropian, shkelën angazhimin e konventave për mbrojtjen e mjedisit.

Këto nuk janë akte që shkojnë në frymën e procesit të integrimit, këto janë akte që i shërbejnë qeverisë për të punuar për një grup njerëzish siç kanë bërë këto 10 vite.

Nuk bëhet fjalë vetëm për mjedisin, ky është një ligj korruptiv dhe që tregon kapjen e shtetit dhe më vjen keq për ata kolegë socialistë që ngritën kartonin dhe u bënë pjesë e kësaj afere. Ky është i 14-i, se janë 14 ligje që tregojnë kapjen e shtetit të miratuara në Parlament”, u shpreh Tabaku në një prononcim për mediat, pas miratimit në Kuvend të një sërë projektligjesh, midis tyre edhe ai i Zonave të Mbrojtura.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme