Vrasja e 3 ushtarëve amerikanë, Austin: SHBA do godasin me ashpërsi grupet që mbështeten nga Irani

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar SHBA-të duhet të godasin me më shumë ashpërsi grupet që mbështeten nga Irani, pas sulmeve në bazën amerikane në Jordani fundjavën e kaluar.
“Sulmi ishte i tmerrshëm … ishte në bazën tonë të fjetjes. Dhe përsëri, Kataib Hezbollah dhe elementë të tjerë vazhdojnë të sulmojnë trupat tona dhe, përsëri, mendoj se në këtë pikë ne duhet të godasim me më shumë ashpërsi sesa në të kaluarën”, u shpreh Austin.
Sulmi në Kullën 22 në Jordani vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi dhjetëra anëtarë të tjerë të shërbimit, hera e parë që trupat amerikane u vranë nga zjarri i armikut në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës së Gazës.
Ka pasur më shumë se 160 sulme ndaj forcave amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe Siri që nga 17 tetori.
“Përgjigja e SHBA-së kundër grupeve të mbështetur nga Irani për sulmin kundër forcave amerikane në Jordani do të ishte me shumë nivele”, tha Austin.
Presidenti i Joe Biden u tha gazetarëve të martën se ai ka marrë një vendim në lidhje me përgjigjen e SHBA, por nuk pranoi të japë detaje të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




