Vrasja e 33-vjeçarit pas abuzimit seksual me 18-vjeçaren, Gura zbulon çfarë u gjet në ditarin dhe telefonin e vajzës

Gazetar Etmond Guri ka bërë një panoramë të zhvillimeve të reja nga ngjarja që tronditi opinionin publik grek, ku një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin, pasi ky i fundit abuzonte seksualisht me të bijën e tij.
Guri bëri me dije se ditën e djeshme (22 janar) gjykata greke ndryshoi masën e sigurisë ndaj 50-vjeçarit, nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”, ndërsa shtoi se ka patur reagim dhe sensibilizim të lartë ndaj 50-vjeçarit.
“Ky ndryshim mase ishte i pritshëm pasi kemi të bëjmë me një krim, pavarësisht se ai krim ishte në rrethana emocionale dhe të vështira dhe ndaj nj personi që kishte abuzuar me të bijën. Por kjo nuk i jepte të drejtën autorit të kryejë krim.
Nëse ai do ishte lënë i lirë, do linte hapësirë që edhe individë të ndryshëm të marrin ligjin në dorë dhe të ndërmarrin vepra penale.
Ka pasur reagime dhe ka sensibilizim të shtuar ndaj autorit për shkak të formës së shkaqeve të këtij krimi që ka shokuar autorin. Vitet e fundit Greqia ka një numër të lartë të rasteve analoge që ose përfundojnë me vrasje ose denoncohen rastësisht nga prindër ku fëmijët e mitur dhunohen.
Autoritetet kanë marrë masën e burgimit për autorit, pasi pavarësisht se ai u ndje në një situatë shumë të vështirë pasi humbi logjikën pasi edhe kur kërkoi bashkëpunim nga viktima, ai filloi ta shantazhonte. Por kemi të bëjmë me një vrasje dhe është gjykata që do vendosë”, tha Guri.
Gazetari bëri me dije ndër të tjera edhe dëshminë e vajzës së abuzuar seksualisht, e cila gjithçka e kishte të dokumentuar në ditarin dhe telefonin e saj.
Po ashtu, pamjet filmike të momenteve intime, ishin të dokumentuara edhe në telefonin e abuzuesit, i cili disa prej tyre i kishte shpërndarë në rrjetet sociale.
“Vajza ka dëshmuar gjithçka në polici. Dëshmia e saj, ditari i saj që u mor si fakt ku ajo pasuronte gjithçka, dhe materialet filmike në telefonin e saj dhe të viktimës, ndikoi fillimisht në dhënin e arrestit të shtëpisë për babanë e saj.
Bëhet fjalë për disa video në momente intime ku monstra ka filmuar dhe i ka përcjellë në rrjete sociale.
Gruaja e dytë e 50-vjeçarit fillimisht shprehu mosdijeni të kësaj situate dhe më pas është tërhequr dhe nuk ka marrë pjesë në gjyq.
Për momentin kjo është bërë për të mos krijuar probleme të tjera pasi ka pasur reagime shumë të forta si nga pala e fisit dhe nga pala tjetër. Për të evituar çdo lloj përplasje është proceduar në këtë formë”, u shpreh ai.
Më 10 janar, një 50-vjeçar vrau kunatin e tij pasi ky i fundi abuzonte seksualisht me vajzën e tij prej 9 vitesh. Ngjarja ndodhi në Volos të Greqisë, ku autori dhe viktima ishin emigrantë shqiptarë me banim të përhershëm atje.
50-vjeçari ishte informuar se kunati (vëllai i gruas së tij) kishte përdhunuar vajzën e tij tashmë 18-vjeçare prej të paktën nëntë vitesh.
Autori qëlloi me armë zjarri 33-vjeçarin dhe më pas u vetëdorëzua në polici ku rrëfyeu edhe krimin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




