Vrasja e Arian Gosës në Kavajë, Gjykata e Durrësit lë në burg autorin e dyshuar, Habib Rexha

Habib Rexha, autori i dyshuar i vrasjes së Arian Gosës në Kavajë është lënë në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Durrësit. Në seancën e zhvilluar këtë të shtunë (27 maj), Gjykata la në “arrest shtëpie” Ervis Kurtin i cili akuzohet se ka ndihmuar Rexhën të largohej nga vendi i ngjarjes.
Arian Gosa u ekzekutua më 21 maj, teksa ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Policia arriti të identifikojë shumë shpejt autorin e dyshuar, duke publikuar edhe një foto të tij, si dhe vuri në dispozicion 10 mijë euro për çdo informacion që çonte në kapjen e tij.
Autori Habib Rexha u vetëdorëzua më 23 maj, ndërsa pista e hakmarrjes dyshohet se ishte motivi i krimit, pasi Habib Rexha, është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë në një vrasje të dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku mbeti i vrarë edhe shtetasi, Edmond Gosa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




