Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera 2 javë pasi doli nga burgu, Gjykata sqaron pse u lirua Dan Hutra

Dan Hutra tronditi kryeqytetin të mërkurën (1 mars), pasi vrau me gjakftohësi tre gra dhe la të plagosura tre të tjera. Hutra ka një të shkuar kriminale, teksa ishte liruar nga burgu vetëm më 16 shkurt të këtij viti, pasi ishtë dënuar për “dhunë në familje”, akuzuar nga bashkëjetuesja e tij Elena Hysa.
Përtej ngjarjes së rëndë, ka marrë jo pak vëmendjen pikërisht lirimi i Hutrës nga burgu, pavarësisht të shkuarës së tij. Në një sqarim, Gjykata e Tiranës, thekson se Hutra ishte dënuar në datën 8 shkurt 2023 me 1 vit e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu shkurtua në vetëm 1 vit burg.
Sipas Gjyaktës, ky dënim për Hutrën u dha duke patur parasysh se pala mbrojtëse dorëzoi edhe tre deklarata noteriale që theksonin normalizimin e marrëdhënieve mes Hutrës dhe bashkëjetueses së tij dhe po edhe akte të tjera që vërtetonin gjëndjen e rëndë shëndetësore të nënës së tij, e cila jetonte vetëm me Hutrën. Ai u vu në pranga më 16 qershor të vitit 2022, ndërsa dënimi i përfundoi më 16 shkurt të këtij viti, për shkak se i është përllogaritur edhe paraburgimi.
Dan Hutra i kreu krimet makabre në një plan të mirëmenduar. Fillimisht, në rrugën “Teodor Keko”, ai ka plagosur me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjeçe, banuese në Astir. Pas kësaj ngjarjeje, ai është larguar në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, ku ka plagosur me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nënën e saj, Kujtime Hysa, 60 vjeçe, ndërsa vrau me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




