Vrau Elton Çiçon në 2016, konfiskohen pasuritë e Jani Alias

Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e pasurive të Jani Alias, i dënuar në mungesë për vrasjen e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në vitin 2016. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Apeli i GJKKO bën me dije se janë konfiskuar pasuritë po ashtu edhe pasuritë e personave të tjerë të lidhur me Alian, pasuri qe tashmë do t’i kalojnë shtetit.
Jani Alia është i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, për vrasjen e e Elton Çiços më 1 maj 2016 në Tiranë. Shkak i vrasjes dyshohet se ishte hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiçajt, e nisur që në Greqi, kur të dy ata ndodheshin në burg.
Pasuritë e konfiskura
- Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) Euro;
- Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;
- pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;
- pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;
- Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;
- Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;
- Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




