Vrau gruan në 2021, Gjykata e Elbasanit dënon me burgim të përjetshëm ish-policin, Koço Buzo

Aktualitet | 4 vite më parë

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-policin Koço Buzo, i cili u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij, Liljana Buzo.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 majit të vitit 2021, ku Liljana Buzo u qëllua për vdekje nga bashkëshorti në afërsi të gjykatës së Elbasanit, pas seancës gjyqësore për procesin e divorcit mes tyre.

Buzo, sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti Koço Buzo, që po e priste jashtë, e ka goditur fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të rastësishëm, të cilët fatmirësisht i mbijetuan plagëve, ndërsa goditjet rezultuan fatale për Liljana Buzon.

Koço Buzo u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme