Vrau kunatën tre vjet më parë, dënohet me 28 vite Agron Tanushi

Aktualitet | 3 vite më parë

Në Tiranë, Gjykata e Apelit Tiranë ka dhënë dënimin për Agron Tanushin, i cili vrau ish-kunatën Jetmira Hasani në vitin 2020.

Jetmira Hasani u ekzekutua në sy të vajzës së saj 8-vjeçare në banesën e saj në Bathore, nga kunati, me të cilin kishte konflikte të shpeshta dhe ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Më parë Gjykata e Shkallës së Parë, kishte dhënë një dënim prej 25 vjetësh, ndërsa Gjykata e Apelit e rriti edhe me tre vite. 

Familjarët e viktimës kundërshtuan vendimin dhe bënë me dije se do të kërkojnë burgim të përjetshëm në Gjykatën e Lartë.

Nëna e viktimës tha se dëshmoi në gjykatë të gjitha kërcënimet që ka marrë nga vrasësi i të bijës. Ajo tha se ka frikë se kur Tanushi të lirohet mund të ndodh siç ndodhi me rastin e Dan Hutrës, i cili vrau tre gra.

“Njëherë na ka vrarë, kemi frikë kur të dalë. Nuk vranë një nus,e por një ëngjëll. Dan Hutra u lirua e vrau tre gra. Vrasësi i vajzës shan e kërcënon në gjykatë, po sikur të lirohet e të dalë në rrugë” tha ajo.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme