Vrau ndërtuesin në Vlorë/ Gjykata lë në burg Rei Metën

Gjykata e Vlorës vendosi të premten të lërë nën arrest 33-vjeçarin Rei Meta për vrasjen e ndërtuesit Armando Meshau.
Masa e sigurise u vlerësua nga gjyqtarja, Emiljana Dhima, me kërkesë të prokurorit të çështjes, Arjan Xhaferi.
Ngjarja ndodhi të hënën (7 gusht) në qytetin e Vlorës, kur viktima, 55 vjeç, hyri në fizik me të arrestuarin në një qendër interneti.
Meta pretendon se u detyrua ta godasë me grushte Meshaun si kundërpërgjigje ndaj agresionit të nisur prej vetë viktimës.
Sipas tij, motivi nuk qe ta vriste 55-vjeçarin, por të sqaronin kalimin e një apartamenti në pronësinë e tij, siç i ishte premtuar nga biznesmeni i ndjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




