Vuçiç: Kosova do befasohet kur të mësojë numrin e vendeve që kanë tërhequr njohjen e saj

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e Kosovës. Teksa ndodhet në New York ku ka marrë pjesë në Debatin e Përgjithshëm të OKB-së, Vuçiç ka thënë se Prishtina do të befasohet kur të mësojë numrin e vendeve që kanë tërhequr njohjen e saj, por theksoi se kjo gjë do të ndodhë kur Kosova të paraqesë kërkesat për hyrje në institucionet ndërkombëtare. “Një dosje më shumë, kemi edhe një shënim, i cili forcon pozitën tonë në këtë organizatë”, tha Vuçiç.
Presidenti serb tha se sheh hapësirë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Uashingtonit në përpjekje për të gjetur zgjidhje kompromisi për çështje të hapura për të cilat të dy vendet kanë mendime pa mëdyshje dhe që kanë të bëjnë kryesisht me Kosovën, por edhe me forcimin e bashkëpunimit ekonomik. Më tej ai theksoi se Serbia po forcon pozitat e saj dhe do të vazhdojë të luftojë dhe të bëjë thirrje për të drejtën ndërkombëtare.
“Sot kam pasur një numër të madh takimesh dhe do t’i kem edhe në ditët në vijim, sepse ne po mundohemi të arrijmë vetëm të mira për Serbinë, pavarësisht nga graviteti i situatës”, tha Vuçiç.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




