Vuçiç kundër dronëve për Kosovën, kritikon Turqinë për dërgesën ushtarakë për FSK

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kritikuar Turqinë për dërgesën e dronëve në Kosovë, duke e cilësuar këtë veprim si “të paligjshëm” dhe të rrezikshëm për interesat e popullit serb. Ai theksoi se Serbia po kërkon që Turqia të respektojë normat ndërkombëtare dhe të mos ndërhyjë në çështjet që i takojnë Beogradit zyrtar.
Një ditë më parë, zyrtarët në Kosovë njoftuan se kishin pranuar kontejnerë me “mijëra dronë” kamikazë të tipit Skydagger.
Kurti publikoi lajmin për dronët, dhe menjëherë Beogradi reagoi me shqetësim.
“Detyra ime është t’i mbrojë qytetarët e mi”, tha Vuçiç, duke paralajmëruar se nuk do të lejojë prodhime ushtarake që cenojnë sigurinë e serbëve.
Ai shtoi se dëshiron marrëdhënie të mira me Turqinë, por nuk do të komprometojë interesat e Serbisë. Vuçiç njoftoi se do të kërkojë të zhvillojë biseda me presidentin turk Erdogan për këtë çështje. Ai tha se në të kaluarën i kishte bërë thirrje Turqisë që të ndalojë armatosjen e Prishtinës.
Vuçiç akuzoi Kosovën se po investon shumë në armatim për të transformuar Forcën e Sigurisë në Ushtri. Ai dënoi prokurimet e pajisjeve komplekse ushtarake, veçanërisht ato që Turqia po i dorëzon Kosovës.
Vuçiç u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërhyjnë dhe të zbatojnë rezolutat ndërkombëtare. Ndërsa Kosova është në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, Vuçiç i bëri apel serbëve që të votojnë për Listën Serbe, duke e prezantuar atë si forcë që përfaqëson interesat serbe pa ndikime të jashtme.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





