Vuçiç takon përfaqësuesit e QUINT-it: Pengoni Kurtin që të nisë një luftë të re në Ballkan

Rajon | 3 vite më parë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u ka kërkuar ambasadorëve të QUINT-it që të bëjnë gjithçka kanë në dorë për të parandaluar Albin Kurtin që të nisë një luftë të re në Ballkan.

Ka qenë vetë Vuçiç i cili ka bërë me dije se në takimin që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Bashkimit Eurpian dhe vendeve të QUINT-it, u ka kërkuar atyre të përdorin fuqinë e tyre për të penguar Kurtin për agravimin e mëtejshëm të tensioneve dhe nisjen e një lufte.

“Kam folur me përfaqësuesit e BE-së dhe Quinti-i. I kam kërkuar që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre dhe ta pengojnë Kurtin të nisë një luftë të re në Ballkan”, ka shkruar Vuçiç në Instagram. Reagimi i Presidentit serb, erdhi pas akuzave të Prishtinës për rrëmbim të 3 efektivëve të Kosovës nga forcat e armatosura serbe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme