Vuçiq në Tiranë: Vetëm dialogu dhe zgjidhjet diplomatike mund të çojnë në paqe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar nga Tirana se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet diplomatike mund të çojnë në paqe.
I pranishëm në Samitin “Ukraina-Europa juglindore”, Vuçiq është shprehur para mediave se Serbia do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën.
“Republika e Serbisë, si më parë, do të vazhdojë të ofrojë, brenda mundësive të saj, ndihmë humanitare për popullatën e cenueshme të Ukrainës, duke qëndruar e përkushtuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar”, ka thënë Vuçiq.
Presidenti Vuçiq ka marrë pjesë në punimet e Samitit të sotëm për Ukrainën, ku të pranishëm kanë qenë dhe Presidentja e Moldavisë, Maja Sandu; Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq; Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatovic; Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic; Kryeministrja e Bosnje-Hercegovinës Borjana Kristo; Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani; Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski.
Në përfundim të samitit, liderët kanë realizuar edhe foton familjare.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



