Rubio: Administrata e presidentit Trump, plan për të çmontuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Administrata e Presidentit Donald Trump ka nisur një përpjekje të gjerë për të çmontuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC), duke e cilësuar atë si një kërcënim për sovranitetin amerikan.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paraqitur planin në një artikull në gazetën Wall Street Journal.
Ai shkruan se SHBA po nis një fushatë diplomatike me mesazh të qartë: “Shtetet sovrane mbi globalizmin”.
“Ata që përfitojnë nga siguria amerikane nuk duhet të qëndrojnë duarkryq ndërsa ata që ofrojnë atë siguri po shënjestrohen”, thekson Rubio.
Ai shton se ky është vetëm fillimi.
“Duke përdorur të gjitha mjetet që ka në dispozicion qeveria jonë, duke punuar krah për krah me çdo aleat me të cilin mund të gjejmë kauzë të përbashkët, ne do ta çmontojmë ICC-në – tullë për tullë, nëse është e nevojshme”, tha Rubio.
Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë, përfshirë ish-Presidentin George W. Bush, kanë kohë që kundërshtojnë autoritetin e ICC-së për të hetuar dhe gjykuar amerikanët, veçanërisht anëtarët e ushtrisë amerikane. SHBA nuk ka qenë kurrë anëtare e kësaj gjykate, ashtu si edhe Izraeli.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





