Wilder nuk është ende gati, WBC jep “OK”-in për derbin britanik

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Triologjia e peshavë të rënda në boks mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder është në dilemë. Boksieri amerikan nuk është ende gati për t’u rikthyer në ring pas një operacioni dhe mbi të gjitha pas “goditjes” psikologjike që ai mori pas humbjes.

Për këtë arsye, britaniku Tyson Fury mund të përballet me patriotin e tij Dillian Whyte, ku do të mbrojë titullin ka mpion bote të kategorisë WBC. Madje kjo sfidë, sipas WBC-së, mund të zhvillohet brenda këtij viti, pasi Whyte është i mandatuar prej saj.

Gjithçka do të varët nga dëshira e Wilder, nëse do të duelojë për titull këtë vit apo jo. White do të mbrojë titullin e përkohshëm të këtij Divizioni ndaj Alexander Povetkin më 22 gusht dhe në rast se fiton mund të duelojë ndaj Fury në fund të këtij viti.

Mauricio Sulaiman, presidenti i WBC-së, tha: “Nëse palët arrijnë marrëveshjen kjo sfidë britanikësh mund të zhvillohet që këtë vit. Fillimisht do të mësojmë se çfarë do të bëjë Wilder dhe më pas e ka radhën i mandatuari nga ne”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme