Wolves në gjurmët e Brojës

Angli | 3 vite më parë

Wolverhampton kërkon të transferojë në merkaton e janarit Armando Brojën. Sipas tabloidit “The Guardian”, ekipi anglez po bisedon me klubin e Chelsea-t për një huazim të mundshëm, me të drejtë blerje në verë, por për të bërë një lëvizje të tillë, klubi londinez fillimisht duhet të gjejë një tjetër sulmues.

Shitja e 22-vjeçarit do të rriste pozicionin sa i përket Fair-Play-t vendosur nga UEFA. Shuma e fituar nga lojtarët e akademisë janë fitim i pastër në termat e vendosura nga institucioni i futbollit europian.  Aktualisht, Armando Broja ka zhvilluar 13 ndeshje, ku 6 i ka nisur si titullar e shtatë nga stoli, e në  total ka zhvilluar 453 minuta nga të cilat ka shënuar vetëm një gol, në fitoren 2-0 ndaj Fulhamit.

Broja ka qenë kryesisht zgjedhja e dytë pas Nicolas Jackson në repartin e sulmit këtë sezon. Shqiptari mund të bjerë më poshtë në hierarki nëse Chelsea shton një sulmues në ditët e mbetura të merkatos së janarit. Pochettino pret që së shpejtë të ketë në formë optimale edhe Christopher Nkunku, i cili do të rikthehet pas një dëmtimi.

Victor Osimhen i Napolit dhe Evan Ferguson, i cili aktivizohet me Brighton, janë dy emrat që trajneri i Chelsea-t Pochettino i kërkon, ndoshta me ardhjen e një prej tyre në janar apo në merkaton e verës, atëherë për Brojën nuk ka asnjë të ardhme në klubin londinez.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme