World Central Kitchen, goditet nga Izraeli, shtatë punonjës humbasin jetën

Shtatë persona që punonin për organizatës spanjolle të bamirësisë World Central Kitchen, e cila është angazhuar në dorëzimin e ndihmave humanitare për banorët e Gazas, kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror që dyshohet se është ndërmarë nga izraelitët.
Viktimat që humbën jetën ishin nga Polonia, Australia, Irlanda, Britania e Madhe, palestina, dhe një me nënshtetësi amerikane dhe kanadeze, që u vranë kur një prej automjeteve me të cilin po udhëtonin u godit në jug të Deir al-Balah. “Kjo është një tragjedi. Ata që angazhohen në ndihma humanitare dhe civilët nuk duhet të jenë kurrë shënjestër, kurrë”, u shpreh World Central Kitchen në një deklaratë, duke shtuar se automjetet me të cilat po udhëtonin viktimat kishin logon e organizatës. .
Forcat e Mbrojtes së Izraelit ndërkohë bënë të ditur se po hetonin raportimet për sulmin.
Zëdhënësja e këshillit të sigurisë kombëtare të SHBA-së u shpreh se Shtëpia e Bardhë ishte tronditur. – Punonjësit humanitarë duhet të mbrohen gjatë dorëzimit të ndihmave që janë shumë të nevojshme, u shpreh Adrienne Watson në rrjetin social x.
Ministri i jashtëm polak ndërkohë u shpreh se ambasadori izraelit në vendin e tij ishte thirrur në ministri për të dhënë shpjegime urgjente për ngjarje, ndërsa bëri të ditur se Polonia do të ndërmerrte një hetim të sajin për vdekjen e punonjësve të World Central Kitchen.
Bashkimi Europian bëri thirrje për një hetim gjithëpërfshirës. “Punonjësit humanitarë duhet të mbrohen gjithmonë në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, shkruhet deklaratën që Komisioni Europian publikoi në rrjetin social x.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




