Xavi: Kur nuk fiton, në shënjestër është gjithmonë trajneri

Spanjë | 3 vite më parë

Një tjetër titull i largohet Barcelonës, që u eliminua në çerekfinalet e Kupës së Mbretit nga Athletic Bilbao në ndeshjen e luajtur dje në “San Mames”, që baskët fituan 4-2, pas kohësh shtesë.

Xavi pranoi në konferencën për shtyp pas ndeshjes se rrezikon pozicionin e tij, pasi kur nuk fitohet i pari që kritikohet është trajneri:

“Ne u përpoqëm, mendoj se luajtëm denjësisht kundër një skuadre të madhe. Por Kupa është me një ndeshje teke dhe është gjithmonë e vështirë të luash në San Mamés. Ne kaluam në avantazh dhe humbëm mundësinë për të mbyllur ndeshjen me Lamine Yamal. Ata ishin intensivë, agresivë. Ne duhet ta reagojmë, por mund të jemi krenarë me paraqitjen, ne luftuam.

Do të fokusohemi në kampionat dhe Champions League. Unë jam i qetë. Ne do të luftojmë për titujt siç bëmë sot. Ne luajmë me djem të rinj, jemi në ndërtim e sipër, kemi një organikë të limituar. Është fillimi i diçkaje të rëndësishme, pavarësisht nëse jam trajner apo jo. Kjo skuadër ka një të ardhme. Kur nuk fiton skuadra, në shënjestër është gjithmonë trajneri”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Barcelonës, Xavi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme