Xavi: Reali favorit, por Barça do Superkupën

“Ne duhet ta fitojmë këtë finale. Kur isha lojtar ndjeva të njëjtin presion si tani sepse ne jemi Barça dhe kjo nuk ndryshon kurrë”. Barcelona e Xavi Hernandez është nën presion për të rikthyer Superkupën në Spanjë. Ky do të ishte titulli i tij i parë që nga Copa del Rey 2021 nën drejtimin e ish-trajnerit Ronald Koeman. Ky ishte titulli i 35-të dhe i fundit i Lionel Messit me Barcelonën përpara se të largohej për tek Paris Saint-Germain.
Xavi është ende duke ndërtuar reputacionin e tij si trajner. Skuadra akoma nuk ka performuar në nivelin e talentit që klubi shpreson pas ardhjes së Robert Leëandoëski. “Unë shoh një Real Madrid të fortë dhe ata kanë një avantazh psikologjik pasi kanë më shumë përvojë në finale. Ne duhet të tregojmë ambicien tonë dhe dëshirën tonë për të fituar një trofe”, tha Xavi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




