Xhaçka: Çoroditje e opozitës, denoncon qeverinë bazuar në raportin e atyre që i shpalli “non grata”!

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka” deklaroi në Kuvend se “të shohësh sot opozitën “non grata” që të denoncojë qeverinë bazuar te një raport i atyre që e kanë shpallur “non grata”, është ilustrimi më i qartë i çoroditjes së kësaj opozite, por edhe i aftësisë së saj për të lexuar raporte”.
Gjatë punimeve të seancës plenare, Xhaçka komentoi deklaratat e opozitës lidhur me raportin e DASH për liritë e të drejtat e njeriut në botë.
“Shoh që komentojnë raportin shumë nga ata zyrtarë që deri dje nuk kanë lënë gjë pa thënë kundër DASH, Sekretarit të Shtetit, kur shpalli ‘non grata’ Sali Berishën. Për të mos përmendur pastaj se çfarë kanë nxjerrë nga goja një pjesë e madhe e opozitës edhe për ambasadoren e SHBA-së”, tha Xhaçka.
Ministrja theksoi se “si qeveri na takon ta lexojmë ndryshe këtë raport, sidomos kur vjen nga aleati ynë strategjik, SHBA, në një moment kaq të rëndësishëm të marrëdhënieve tona, kur partneriteti ynë është duke u thelluar në çdo aspekt”.
“Kjo do të nënkuptonte edhe një dialog të hapur dhe të sinqertë për performancën e Shqipërisë për fusha të rëndësishme si të drejtat e njeriut, apo sundimi i ligjit. Ndaj qeveria lexon me kujdese çdo vërejtje, kritikë, sugjerim apo ide që vjen nga SHBA”, tha Xhaçka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




