Xhaçka: Prioritet reformimi dhe modernizimi i shërbimeve për shqiptarët jashtë vendit

Sociale | 6 vite më parë

Reformimi dhe modernizimi i shërbimit konsullor dhe përmirësimi i shërbimeve për bashkatdhetarët tanë kudo nëpër botë, është prioritet i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Kështu deklaroi sot ministrja e MEPJ-së Olta Xhaçka, e cila theksoi se, “sigurisht që ka akoma shumë probleme, por gjatë viteve të fundit është bërë një punë e madhe”, njofton ATSH.
“Sfida jonë është ruajtja e ritmit për të bërë edhe më shumë, në shërbim të çdo shqiptari që jeton e punon jashtë vendit”, – tha Xhaçka.
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka gjeneruar këto shërbime si Shërbimi Konsullor Online, Ambasada ime, portali e-Visa, moduli i legalizimeve, printimi i vizës pullë. Shërbimet për pasaportë dhe kartë identiteti ofrohen në zyrat konsullore në 14 vende. Me gjithë luhatjet e 2020 nga COVID-19 shifrat totale të shërbimeve janë rekord dhe puna vazhdon pa ndërprerje, ku janë kryer 352 941 shërbime, 219, 133 aplikime dhe në total janë 1 594.650 shërbime.

Disa nga prioritetet e MEPJ për 2021 janë pagesa online në kuadër të lancimit të portalit e-Visa.al, finalizimi i procedurave për dërgimin e të dhënave biometrike online dhe prodhimin e PP dhe ID në maksimumi 1 javë kalendarike, inicimi i aderimit të shtetit shqiptar në Konventën e Vjenës të vitit 1976 dhe zgjerimi i hartës së shteteve ku bëhet e mundur njohja e përkthimit pas apostilimit nga MEPJ. (Sipas ATSH)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme