Xhaçka takon homologun italian: Në pritje të mbledhjes për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore

Politikë | 5 vite më parë

Gjatë vizitës në Bruksel, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me homologun italian Luigi Di Maio.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa shprehet mirënjohëse ndaj vendit fqinj për integrimin e Shqipërisë në BE, Xhaçka shkruan se janë të pritje të mbledhjes së parë të grupit të përbashkët të punës për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore. 

“Fillimi i ditës në Bruksel me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Mundësi e mirë për agjendën tonë intensive dypalëshe dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Si gjithmonë e inkurajuar nga miqësia e Italisë dhe mbështetja e vendosur për integrimin e Shqipërisë në BE.  Në pritje të mbledhjes së parë të grupit të përbashkët të punës për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore”, shkruan Xhaçka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme