Xhaçka: Zgjerimi i BE-së nuk është i rëndësishëm vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për një Evropë më të sigurt në tërësi

Politikë | 3 vite më parë

Shefja e diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka, deklaroi të martën në konferencën “Quo vadis, Evropa?”, se zgjerimi i BE-së nuk është i rëndësishëm vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për një Evropë më të sigurt në tërësi.

Ajo, me këtë rast, ka shprehur mirënjohje ndaj përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, për përpjekjet e tij për ta mbajtur Evropën të fokusuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për mbështetjen e palëkundur për avancimin e procesit tonë të integrimit.

“Shpresojmë se BE-ja do të punojë me ne dhe do të mendojë për konvergjencën ekonomike dhe sociale. Gjithashtu shpresojmë të marrim sinjale të qarta nga BE duke filluar diskutimet për të na përfshirë në kuadrin e saj financiar, ligjor -institucional.”- deklaron Xhaçka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme