Xhaka zbulon: Koha ime te Arsenali kishte mbaruar

Granit Xhaka ka folur për arsyet e kalimit te Bayer Leverkusen. Në një intervistë për mediat gjermane ai shpjegon: “Ndonjëherë shkruhej se po kthehesha në Gjermani për shkak të gruas sime. Kjo nuk është e vërteta. Ashtu si unë, ajo ishte shumë e lumtur në Londër”.
Leverkusen pagoi 15 milionë euro për transferimin e tij në arkat e Arsenalit dhe Xhaka nënshkroi kontratë deri në vitin 2028. “Kam ardhur këtu si lojtar dhe person me përvojë. Shokët e mi e shohin se unë mund t’u jap atyre diçka nga ajo që kam mësuar. Kjo është pjesë e rolit tim këtu”.
Kapiteni i kombëtares zvicerane thekson se ai erdhi te Leverkusen, “jo si shef, por sepse kërkoja një sfidë të re. Ndjeva sikur koha ime te Arsenal kishte mbaruar pas shtatë vitesh në Londër”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




