Xhixho në Kongresin Amerikan: Prioriteti ynë, shteti i së drejtës dhe zgjedhjet e lira

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, gjatë një vizite pune në SHBA, ka zhvilluar disa takime me kongresmenët amerikanë, ku i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në proceset shtetformuese dhe në procesin e integrimit evropian të vendit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhixho njofton se është pritur në takim nga kongresmenët z.Tim Walberg , z.John Moolenar dhe z. Jonathan L. Jackson.
Gjatë këtyre takimeve, Xhixho është shprehur se, “Shqipëria ka detyrim shtetin e së drejtës dhe zgjedhjet e lira, detyrim ndaj qytetarëve dhe aleatëve të saj.
“E nderuar të takoja kongresmenët z.Tim Walberg , z.John Moolenar dhe z. Jonathan L. Jackson, të cilëve u shpreha mirënjohjen për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në proceset shtetformuese dhe në procesin e integrimit europian të vendit”, thekson Xhixho.
Sakaq ajo është shprehur se, “ demokracia, shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, respektimi i të drejtave të njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standarde demokratike që Shqipëria si anëtare e NATO-s i ka detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe aleatit strategjik, SHBA”, përfundon Xhixho.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




