Ylli i NBA-së peshon 18kg më pak pas koronavirus, tjetër pozitiv

Basketbollisti i Denver Nuggets, Nikola Jokic, një nga yjet e NBA-së, i është rikthyer stërvitjes pas pozitivitetit me Covid-19 një muaj më parë. Lojtari serb ka lënë Beogradin ku dhe kaloi karantinën dhe tashmë i është bashkuar skuadrës në Orlando, aty ku do të rinisë kampionati i ndërprerë që në mars.
Ajo që bie në sy është se Jokic peshon 18kg më pak se të kishte problem me koronavirus. Kjo ulje drastike e peshës e qendrës së Denver mbetet ende një mister, por gjithsesi duket në formë të mirë.
Ndërkohë, skuadra e Brooklyn Nets ka konfirmuar trastin e radhës me koronavirus. Bëhet fjalë për anësorin Michael Beasley, që është detyruar të largohet nga Orlando dhe të karantinohet në shtëpi. Skuadra e Nets në këtë rikthim në fushë duket se do të luajë me një ekip krejt të ri, për shkak të rasteve të shumta me Covid-19 muajt e fundit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




