Yllit të Premier Ligës i kthejnë shtëpinë në një “fabrikë” kanabisi

Angli | 3 vite më parë

“The Sun” ka bërë me dije se një lojtar i njohur i Premier Ligës angleze është në telashe me drejtësinë. Sipas tabloidit të njohur lojtari, i cili zotëron një shtëpi të rrethuar nga disa hektarë tokë në veri-perëndim të Anglisë, është marrë në pyetje pas denoncimit në polici nga ana e qiramarrëses.

Kjo e fundit ka parë veten të rrethuar nga qindra rrënjë kanabisi dhe menjëherë ka lajmëruar forcat e rendit, të cilët kanë kontaktuar të zotin e banesës dhe tokës përrreth.

Pas hetimeve të para mendohet se toka është punuar dhe shfytëzuar për qëllime të paligjshme nga ana e një grupi të njohur krminal pa dijeninë e qiramarrëses, e cila është lënë e lirë.

Nga ana tjetër futbollisti është ende nuk shfaqur prova pranë organeve kompetente se nuk ka jetuar në vilë gjatë kohës kur grupi kriminal ka shfrytëzuar tokën për të mbjellë kanabis.

Sipas legjislacionit anglez ç’do individ që prodhon apo mban kanabis për ta tregtuar rrezikon deri në 14 vite heqje lirie.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme