Zaimi: E djathta ekstreme, sjell një Evropë më të mbyllur

Politikë | 3 vite më parë

E ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, gazetarja Gerta Zaimi tha se  për shkak të partive të djathta ekstremiste që po shpërndahen në Evropë kjo do të sjellë një mbyllje të saj.

Zaimi theksoi se si pasojë e të djathtave ekstremiste, Evropa do të jetë më e mbyllur, më konservatore dhe më shumë nacionaliste.

“Evropa ka dy te djathta në këto momente ka PPE që është partia popullore evropiane dhe ka qenë një e djathtë e moderuar dhe pastaj ka ECF që janë e djathtë ekstreme në disa shtete siç është Italia kanë arritur të kenë një rol primar në vende të tjera dyshohet të kenë pozicione të rëndësishme siç është Gjermania, frika është se mund të arrijnë në 18 vende nëse do të futet dhe Hungaria në këtë të djathtë.

Ndodh që është një  Evropë e cila do kthehet më e mbyllur, më konservatore, më sovraniste, më nacionaliste më pak e hapur ku do të jetë evident dështimi i neoliberalizmit gjatë këtyre viteve”, tha Zaimi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme