Zanati i samarxhiut dhe nallbanit, Sabedin Gurishta nga Korça mban gjallë traditën

Sociale | 3 vite më parë

Sabedin Gurishta, samarxhi dhe nallbat. Teksa u ndalëm në punishten e tij në Kamenicë të Korçës, e gjetëm duke punuar.

Zanati i samarxhiut, trashëgohet përgjithësisht brenda familjes dhe gjen një shtrirje të gjerë në Qarkun e Korçës pasi kafshët e ngarkesës zënë një vend të rëndësishëm në punët e bujqësisë. 63 vjeçari e ushtron këtë zanat që në moshën 16- vjeçare.

Një samarxhi kryesisht realizon samarin, palldëmin, qengëlan dhe kapistallin. Për të bërë një samar, Gurishta thotë se i duhen deri në 2 ditë kohë

Një samar sot shitet deri në 10 mijë lekë ndërsa kërkesa ka.

Ashtu si çdo profesion, edhe samarxhiu ka vështirësitë e tij. Megjithatë, Gurishta thotë se edhe djemtë e tij e kanë trashëguar këtë zanat, që edhe pse në zhdukje, me anë të tij mund të sigurohen të ardhura të kënaqshme.

Një samar kërkon 5 vjet që të mund të riparohet apo të bëhet nga e para, ndaj dhe frekuenca e punës është në varësi të kërkesave.

Veç kësaj, Sabedin Gurishta ushtron dhe zanatin e nallbatit. Ndërsa si kujtim në punishten e tij, mban veglat e punës së të atit dhe këmborët që ai përdorte dikur si bari.

Gazetar: G.Sali

/RTSH/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme