Zbardhen 3 vjedhje në Tiranë, në pranga 33-vjeçari, shtynte të miturin ta ndihmonte në krim

Zbardhen tre vjedhje të kryera në Tiranë gjatë muajit mars. Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar i cili shtynte një të mitur për të vjedhur së bashku me të. Po ashtu, Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për 15-vjeçarin pasi ka ndihmuar në vjedhjen e banesave 33-vjeçarin.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 13 mars 2023, kanë tentuar të vjedhin në një farmaci, ndërsa më datë 15 mars 2023, kanë vjedhur shuma parash, në 2 subjekte të ndryshme, ndërsa policia vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona.
Policia sqaron se si rezultat i operacionit të koduar “Influence” “u vu në pranga shtetasi R. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe “Shtytja e të miturve në kërkim”; nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 15 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




