Zbardhet plagosja në Gjadër të Lezhës, autori dhe i plagosuri u konfliktuan për xhirimin e gomave të makinës

Xhirimi i gomave të makinës është për shkak për konfliktin mes dy të rinjve në Gjader të Lezhës më 18 gusht, ku mbeti i plagosur me armë zjarri njëri prej tyre. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas veprimeve hetimore të kryera, për zbardhjen e kësaj ngjarje. Sipas burimeve, autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në arodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin.
Në një moment kanë debatuar me njëri tjetrin duke u sharë dhe ofenduar e më pas kanë shkuar për t’u sqaruar pranë një lokali, 500 metra larg pistës së aviacionit.
Gjatë takimit në lokal, dy të rinjtë janë përplasur fizikisht me njëri tjetrin dhe në ato momente Gabriel Marku ka nxjerrë armen e zjarrit qe mbante me vetë, duke qëlluar me një plumb në këmbë 24-vjeçarin Dorjan Gjini nga fshati Balldre i Lezhës.
Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa autori u dyshuar i ngjarjes Gabriel Marku është shpallur në kërkim policor dhe prej dy ditësh po ushtrohen kontrolle me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




