Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, mbahet sot në Bruksel takimi i kryenegociatorëve

Rajon | 4 vite më parë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç do të takohen këtë të martë (4 prill) në Bruksel lidhur me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Takimi do të organizohet me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Ky takim është i pari që zhvillohet pas atij në Ohër, ku Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti Alekdandër Vuçiç arritën marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti dhe Vuçiç ranë dakord për tekstin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, më 27 shkurt.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët ranë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nis përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Një tjetër dakordësi është arritur edhe për personat e zhdukur gjatë luftës, ndërsa për monitorimin e  të gjitha pikave të aneksit të marrëveshjes do të ngrihet një Komitet të Përbashkët Monitorues që do të kryesohet nga BE-ja.

Edhe pse nuk u firmos një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër arritën marrëveshje të zbatonin propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme