Zecchino D’oro in Albania, fëmijët e kopshteve dhurojnë koncert në Javën e Kulturës Italiane

Sot filloi Java e Kulturës Italiane. Aktivitetet nisen në ditën e fëmijëve , ku fëmijët e kopshteve të ndryshme dhuruan një koncert me këngë të ndryshme italiane.
Gjatë këtyre ditëve do të jenë 65 aktivitete artistike, sportive, kulinarie e fusha të tjera, që do të mbushin Javën Kulturore Italiane.
Pas suksesit të edicionit të parë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, kultura italiane rikthehet në Shqipëri ku do të festohet në shumë qytete të vendit nga data 1 deri më 7 Qershor.
Zukino D’ Oro këtë të enjte në ditën e fëmijëve nisi me aktivitetin e zhvilluar në liceun artistik Jordan Misja. Fëmijët e kopshteve të ndryshme të Tiranës u bënë bashke për të dhuruar koncert me këngë të artistëve të njohur Italiane.
Zuccino D’ Oro është një festival muzikor kushtuar muzikës për fëmijëri cili mbahet çdo vit në Itali që nga viti 1959.
Muzika, sporti, kuzhina, shkenca, opera, e deri te arkitektura, do të jenë në fokus të kësaj jave në programin e javës italiane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




